Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se referendum do të jetë triumfi I qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht.

 

Në një dalje për media, ku prezantoi Edmond Haxhinaston si Koordinator i Partisë së Lirisë për Programin Politik, Meta tha sot vendi ka arritur në këtë situatë për shkak të veprimeve të qëllimshme që janë bërë.

 

“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *