E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Referendumi i “Berishës”/ Fluks demokratësh në katër qëndra votimi në bashkitë e qarkut Dibër

Vijon normalisht votimi i anëtarësisë së PD në katër bashkitë e Qarkut Dibër.

 

Ka vijuar prej orës 8 të mëngjesit të sotëm votimi i anëtarësisë së PDSH në katër bashkitë e Qarkut Dibër.

 

Reklamë

Në Dibër, Mat e Bulqizë votimi po bëhet pranë pallateve të kulturës ndërsa në Klos pranë një ambjenti privat.

 

Në këtë qark sipas të dhënave rezultojnë 4799 anëtarë të Partisë Demokratike që kanë të drejtën për të dhënë mendimin tyre në lidhje me shkarkimin e Lulzim Bashës.

 

Procesi ka nisur dhe vijon pa probleme dhe se në të katër qendrat e votimit po shihet një pjesmarrje masive.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë