Subscribe

Pas referendumit të Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës, ish-kryeministri u shpreh se përulet para demokratëve që vendosën në mënyrë plebishitare largimin e liderit demokrat.

 

Sipas tij, votimi i sotëm është ndëshkimi më i merituar që mund t’i bëhej Bashës.

 

“Përulem para demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishqiptare largimin e pengBashës. Jo Basha, por Bravaik. Lul Brava. Ky është ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrë, që detyrën e kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale, ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri.”

 

Zhvillimin e këtij referendumi, ai e quajti si një proces që do të rishkruajë historinë e revolucionit demokratik.

 

“Një falenderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë. Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lrisië së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë. Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës. Jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit. Mjafton tu rikujtoj ju paraqitjen me orë të tëra në studio të pengmarrësit në ndihmë të pengut të tij. Asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. S’ka forcë që pengon njerëzit e lirë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *