Subscribe

Përhapja e pandemisë së covid 19 duket se ka tkurrur shumë edhe numrin e vizitave pediatrike në ambientet spitalore.

Numri i vizitave mesatarisht në urgjencën pediatrike shkon deri në 60 paciente ne dite. Kjo shifer eshte mjaft e ulet krahasuar me majin e një viti më parë ku urgjenca pediatrike priste mbi 300 vizita në 24 orë.

Bluzat e bardha shprehen se rënia e fluksit normal të vizitave mund të vijë nga izolimi e për pasojë infeksionet nuk transmetohen nga njëri fëmijë tek tjetri.

Mjekët pediatër apelojnë që prindërit të tregohen të kujdesshëm pasi luhatjet e temperaturave mund të shkaktoje probleme tek te vegjlit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *