Subscribe

Gjatë spektaklit “Këndo Këngën Time” në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus, Redon Makashi u ndal edhe tek instrumentet.

I pyetur nga Ardit Roshi në lidhje me instrumentet Redoni u ndal tek një piano e vjetër e dhuruar nga i ati por gjithashtu edhe te Kitara e famshme e kantautorit Françesk Radi.

“ Kitarat i merrnim borxh sa andej këndej. Unë përshembull kitarën e merrja te Francesk Radi kur kishim ndonjë spektakël ose ndonjë aktivitet. Një herë e mora se pastaj nuk ma hapte më derën se e bëra rrugë. Ka qenë një kitarë shumë interesante shumë e bukur, një kitarë Ruse shumë e bukur. Ai e kishte si personale mund të thuash, jo të gjithë kitarat ishin si puna e kitarës së Frankos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *