Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë sa i takon targave të përkohshme të automjeteve.

 

Ndërsa i jep të drejtë Kosovës për problemin e ngritur, kreu i qeverisë sugjeron që të shmanget “bumerangu i ngrirjes së konfliktit”. Sipas tij, kjo arrihet përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

 

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *