Me rritjen e temperaturave, njeriu fillon dhe djersin më shumë. Djersa, duke u përzier me pluhurin, shkakton akne, të cilat mund t’i mbani në kontroll, nëse përdorni tonikë me ujë trëndafili apo me borzilok.

 

Për të përgatitur këta tonikë, zieni petalet e këtyre bimëve me ujë të pastër, lërini të ftohen dhe përdorini 2 herë në ditë me anë të një pambuku për pastrimin e fytyrë, – shkruan Living. Veç tonikut ju mund të përgatisni dhe një skrab fytyre për të larguar qelizat e vdekura.
Përbërësit:

 

1 lugë gjelle tërshërë të bluar
1 lugë çaji miell bajamesh
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle qumësht kokosi
1 lugë çaji vaj bajamesh

 

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe masën e përgatitur vendoseni në fytyrë me lëvizje rrethore, duke e masazhuar fytyrën lehtë për 5 minuta. Pas 10 minutash, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Në fund, mund të vendosni kremin hidratues (mundësisht bio) ose pak vaj kokosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *