KY TOST KA MARRË EMRIN E KËNGËTARIT TË FAMSHËM, PASI THONË QË AI E HANTE SHUMË. ËSHTË ME SHUMË KALORI, POR DUHET PROVUAR TË PAKTËN NJË HERË.
PËRBËRËSIT PËR
2 TOSTE:

 
gjalpë kikiriku
4 feta buke për tost
1 banane
1 kokërr vezë
2 lugë qumësht
pak kanellë,
vanilje
mjaltë
gjalpë

 
PËRGATITJA:
1. Lyejmë dy feta bukë me një shtresë gjalpë kikiriku. Presim bananen në rrota dhe i vendosim ato sipër fetave me gjalpë, i spërkatim me mjaltë, dhe vëmë sipër fetat e tjera të bukës.
2. Në një tas, rrahim vezën me qumësht, kanellë dhe një majë thike vanilje. Lagim tostin, duke e zhytur mirë nga të dyja anët.
3. Në flakë të ulët, vëmë një tigan me pak gjalpë dhe skuqim tostet nga të dyja anët,
duke patur kujdes që të mos digjen. I spërkatim me sheqer pluhur dhe i shërbejmë menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *