E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rebeshe e rrufe në Gjermani, anulohen dhjetra fluturime në Frankfurt

Moti i keq ka përfshirë Gjermaninë qendrore. Videot në rrjetet sociale tregojnë situatën e vështirë nga reshjet e dendura, stuhitë dhe rrufetë. Shiu  i dendur shkaktoi bllokimin e disa rrugëve  dhe rrëzimin e pemëve.

 

Fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të lënduar.

 

Reklamë

Po ashtu edhe pjesë të ndryshme të Aeroportit të Frankfurtit janë mbuluar nga uji  dhe kjo ka  çuar në anulimin e 70 fluturimeve  si dhe  vonesa të gjata në pistë duke lënë qindra udhëtarë të bllokuar.

 

Për shkak të shirave të dendur dhe rrufeve janë shkaktuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve në rrugë të ndryshme.

Ndërkohë shërbimi gjerman i motit kishte paralajmëruar më herët për këtë situatë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë