E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rebelohen spanjollët, ngrihen në protestë kundër maskave

As spanjollët nuk durojnë dot më. Si një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, Spanja ka bërë më detyrim përdorimin e maskës.

Por qindra qytetarë kanë nisur të shprehin rebelimin e tyre. Ata u mblodhën në rrugë të dielën për të refuzuar përdorimin e detyrueshëm të maskave të fytyrës dhe të masave të tjera mbrojtëse kundër koronavirusit.

Reklamë

Kjo revoltë erdhi dy ditë pasi qeveria vendosi një sërë kufizimesh të reja, përfshirë ndalimin e pirjes së duhanit në publik.

Spanja ka parë një rritje të infeksioneve të reja që nga heqja e bllokimit të saj tre-mujor në fund të qershorit. Edhe në Gjermani qytetarët janë ngritur në protestë kundër maskave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë