Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij, Yevgeny Prigozhin kundër udhëheqësisë së Rusisë – teksa zhvillohet lufta në Ukrainë – ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë, kanë thënë ekspertët perëndimorë.

 

 

Rebelimi mund të dobësojë edhe moralin e ushtarëve rusë në front të luftës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington.

 

 

“Rebelimi i Prigozhinit ka shpërfaqur dobësi të thella në Kremlin dhe Ministrinë ruse të Mbrojtjes”, është thënë në raport.

 

 

Forcat ukrainase mund ta përdorin këtë njohuri teksa “tentojnë të thyejnë mbrojtjen ruse”.

 

Instituti ka thënë, po ashtu, se me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Lukashenko, Wagner me siguri nuk do të ekzistojë si grup i pavarur në krye me Prigozhinin, por disa pjesë do t’i bashkohen Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Mes tjerash, Instituti ka vlerësuar se ideja që udhëheqësi bjellorus të ndalojë avancimin ushtarak drejt Moskës, përbën përçmim për presidentin rus, Vladimir Putinin./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *