Është ekstraduar nga gjermania Silvester Driza, i shpallur në kërkim në lidhje me inceneratorin e Fierit.

 

30-vjeçari u arrestua në gjermani në muajin shkurt të këtij viti, pasi akuzohet se ka kryer transaksione fiktive me kompaninë e tij.

 

Konkretisht kompania ‘Sili’ u krijua në durrës në vitin 2016 në emër të drizës e më pas aksionet i’u shitën Agim Seferit, ky i fundit i lidhur me Lefter Kokën.

 

Kjo kompani i mori shtetit 112 milionë lekë për të kryer punime në incenerator, punime që nuk u realizuan asnjëherë.

 

Më pas u zbulua se kjo kompani ka blerë sheqer nga kompania e kokës, duke gjetur kështu mënyra ilegale për t’ia kaluar paratë ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *