Chrissy Teigen dukej më e lumtur se kurrë në videot dhe fotot që postonte në rrjetet sociale pas ardhjes në jetë të vajzës Luna, por si duket modelja nuk e ka përjetuar dhe aq mirë periudhën pas shtatëzanisë.

 

 

Chrissy thotë se ka kaluar ditë të tmerrshme derisa u diagnostikua dhe filloi të kurohej me medikamentet përkatëse. 31-vjecarja shprehet: “Ishte shumë e vështirë. Ngrihesha dhe shkoja në shtrat me shumë dhembje. Nuk kisha oreks, qëndroja edhe dy ditë pa ngrënë as edhe një gjë të vogël.

 

 

Asnjëherë nuk dilja nga shtëpia, maksimumi shkoja në studion e bashkëshortit tim, aty ngjitur. As që ia kisha idenë se cfarë po ndodhte me botën jashte.” Por gjërat ne jeten e modeles ndryshuan në momentin që u vizitua: “Tani jam më mirë. Por edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga lindja, ende nuk kam fuqi për gjithcka. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *