Real Madrid është dominues absolute I futbollit europian të klubeve. Madrilenet fituan për herë të trete radhazi trofeun e Uefa Champions League pasi mundën 3 me 1 në Kiev, Liverpulin.

Spanjollet barazojnë rekordin e Bayernit të Mynihut I cili në formatin e vjeter ishte I vetmi ekip që kishte fituar 3 herë radhazi një turne të tillë.

“Los Blancos” gjithashtu thellojnë rekordin e tyre duke qënë 13 herë fitues të këtij kompeticioni prestigjoz ndërsa Liverpool nuk mundi dot të kthehet në majë të kontinentit, teksa trofeu i 5 dhe I fundit mbetet ai I vitit 2005 fituar ndaj Milanit.

Finalja e madhe e transmetuar ekskluzivisht nga Kievi nga ekipi I Tring dhe Vizion Plus, u karakterizua në prag sfide nga spektakli që dhuroi këngetarja me origjine shqiptare Dua Lipa ndërsa më pas fjala I takoi fushës për emocionet e duelit mes dy klubeve legjendare.

 

Klop nuk rezervoi surpriza në formacion duke I besuar treshes Mane-Salah e Firmino ndërsa Zidane hodhi në fushë Benzema në krah të Ronaldos duke lënë në stol Gareth Bale. The Redsat të mbështetur nga një tifozeri e jashtëzakonshme ishin me agressive dhe me mirë në 25 minutat e para por pa mundur dot të jenë të sakte në finalizim edhe pse iu dha mundësia 2-3 herë në kundërsulm me anë të Salah, Firmino dhe Mane, pa lënë mënjanë edhe nje tentative me kokë të Van Dijk.

Anglezet humbën shërbimet e yllit të tyre Salah në minutëne  28 pasi u dëmtua në shpatull në një duel me Ramos. Kjo gjë ndikoi në lojën e tyre.

 

Ndërsa Reali pati një mundësi të mirë në fillim me kundërsulm nga Ronaldo por Los Blankos ishin më shumë kërcënues në 10 minutat e fundit të pjesës së parë. Benzemas iu anullua një gol për një pozicion jashtë loje të Ronaldos ndërsa Nacho, I futur ne fushe në vend të Karvajal që u dëmtua, si  dhe sërish sulmuesi francez provuan nga distance por pa mundur të realizojnë.

 

Në pjesën ë dytë emocionet ishin të madhe falë edhe shënimit të gjithë golave. Loris karius bëri një gafe te madhe në minutën e 51 duke I falur një gol Karim Benzemas. Por reagimi i të kuqve ishte i shpejte teksa pas 4 minutash gjatë zhvillimit të një goditje nga këndi, Lovren e dergoi topin me kokë tek Mane I cili mposhti portierin Navas.

 

Zidanë bën lëvizjen qe rezulton decisive duke hedhur në fushë gareth Bale në vend të Iskos, dhe ne fund uellsiani rezulton njeriu I ndeshjes.

Në minutëne  64 pas një pasimi nga e majtë të Marcelos, ai shënon një supergol me roveshate, gati të njëjtë me atë që Zidanë kishte shënuar në finalen e 2002 ndaj Bayer Leverkusen kur luante për këtë fanelë.

 

Liverpul provon të rikthehet në ndeshje porn ë futboll ndonjehere duhet të kesh edhe me fatin me vete, gjë të cilën nuke  ka Sadio Mane në të 70 kur godet shtyllen nga distance. E për tia bërë më të lehte madrileneve mendon sërish portiere Karius I cili në të 83 bën gafën e dytë të madhe pasi I shpëton topi nga duart pas një gjuatje nga distance të gareth Bale. Kaq mjafton për ti vënë vulën kësaj sfide me Realin që bën epoke dhe vulos një dominim të jashtëzakonshëm në kontinent. Ronaldo, Ramos, Bale, Modric etj, por dhe trajneri Zidanë, thjesht fenomenal dhe pamposhtur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *