Reali sytë tek champions, mendjen tek Conte

Që epoka post Zidanë dhe Ronaldo nuk do të ishte e lehte, kjo ishte krejtësisht e kuptueshme edhe nga tifozi me fanatik i Realit, por që atmosfera tek “Los Blancos” te ishte kaq e ndere ende opa shkuar në mes të sezonit, kjo vërtet që duket e tepërt.
Si për ti dhënë një dozë edhe më të lartë zhgënjimit në ambientin merenges mendoi disfata e fundit në La Liga kundër Levantes në shtëpi që rendon edhe më shumë poziten e Lopetengut, i cili ishte lëkundur jo pak pas disfatës në Champions pak jave më parë nga CSKA.
Ky kompeticion mund të jetë shpëtimi në rastin më të mirë ose goditja e fundit në rastin më të keq që mund ti jepet ish trajnerit të përfaqësues spanjolle. Vetë Lopetegu nuk pranon ta japë veten para medias. Ai shprehet se ndihet shumë i motivuar dhe i përqëndruar tek dueli ndaj cekeve të Viktoria Plzen. Por a mendon kështu Perez? Cfarë po bluan ai në kokë? A po qarkullon ai vërtet në mendje emrat e Contes , Laudrup, Loren Blanc, Arsen venger, apo Roberto Martinez për ta zëvëndësuar??? Ka kaq shumë dilema në ambientin madrilen saqe kanë nisur të vënë bast se në El Clasico ndaj Barcës ne stol me siguri do të jetë Santiago Solari, trajneri i Real madrid Castilla…




