E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Sport

Reali, përmbysje e çmendur në Andaluzi, titulli shumë afër

Real Madrid përmes një përmbysje spektakolare ndaj Sevijes iu afrua ndjeshëm fitimit të titullit kampion në La Liga.

 

Një sukses i madh 3 me 2 i firmosur në 10 minutat e fundit pas një ndeshje realisht shumë të vështirë në Ramon Sanchez Pizhuan, veçanërisht në pjesën e parë kur andaluzet shënuan dy gola. Fillimisht Ivan Rakitic në të 21 realizoi nga një goditje dënimi.

4 minuta më vonë një dalje e gabuar e Kurtua favorizoi Erik Lamelën, i cili nuk gaboi.

Reklamë

Një rezultat shokues për Los Blancos, të cilët gjithsesi treguan një forcë të jashtëzakonshme karakteri në pjesën e dytë.

 

Fillimisht shënoi Rodrigo në minutën e 50 për të rihapur llogarite.

 

Pastaj në prekjen e parë të topit sapo ishte futur në fushën e lojës Naco barazpi rezultatin në minutën e 83. Në shtese, në minutën e 92 I takoi bomberit Benzema që të çonte delir skuadrën e Ancelotit.

 

Madrilenët tanimë kanë 75 pikë, 15 më shumë sesa treshja Barcelona, Sevija dhe Atleitiko Madrid, pra një titull thuajse i hipotekuar tashmë, pavarësisht se katalanasit kanë dy ndeshje më pak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë