Raundi i parë i duelit të 1/8 në derbin e Madridit të Champions League, shkoi për Realin.
Mbretërorët fituan 2 me 1 kundër Atletikos në betejën e parë të luajtur ne Bernabeu, një avantazh jo i vogël në kuadër të ndeshjes së kthimit që luhet javën e ardhshme në Metropolitano.
Nisje perfekte e ndeshjes për skuadrën e Ancelotit e cila që në minutën e 4 zhbllokoi shifrat përmes një lëvizje të bukur nga e djathta drejt qendrës për të finalizuar pastaj bukur me të majtën në portën e Jan Oblak.
Me shënimin e golit vendasit ulin disi ritmin dhe reagimi i Los Kolchonetros është konkret.
Pas disa inkursioneve të rrezikshme të Samuel Linos, derbi do të barazohej përmes një supergoli të Julian Alvarez, fantastik në finalizim.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, me miqtë në rritje, dhe e njëjta pamje ishte edhe në nisje të pjesës së dytë.
Por Reali ishte vrasës në episodet që pati në favor duke Kaliar në avantazh në minutën e 55 me anë të një goli të bukur të Brahim Diaz. Gol që mbrapa ndeshjes u vu në diskutim për shkak se në momentin e gjuajtjes së Diaz, Vinisiues Xhunior ishte totalisht në rrezen e portierit mik Jan Oblak.
Deri në fund asgjë nuk ndryshoi më, madje Atletico duhet të kënaqet me humbjen minimaliste pasi Reali gaboi një mundësi të artë për të çuar shifrat në 3 me 1.
Dueli i kthimit në Metropolitano më 12 mars do të jetë një betejë e vërtet për biletën e çerekfinales.
Çerekfinale e hipotekuar ndërkohë për Arsenalin që shkatërroi 7 me 1 në transfertë PSV në duelin e parë dhe e ktheu në një shëtitje ndeshjen e kthimit në shtëpi mesjavën e ardhshme.
Historia e ndeshjes u duk që në pjesën e parë kur londinezët fituan 3 me 1 falë golave të Timber, Nuaneri dhe Merino.
Megjithëse holandezët shënuan me penallti në fund me anë të Lang, kjo nuk shërbeu për të provuar kthesën në pjesën e dytë, përkundrazi dy herë Odegard, por edhe Kalafioeri dhe Trosard kompletuan fitoren e madhe të skuadrës angleze. Mbrëmja e shkëlqyer e anglezëve u kompletua edhe me suksesin e Aston Vilës në transfertë 3 me 1 kundër Bryzh në Belgjikë. Bejli, Asensio dhe autogoli i Mekele i dhanë suksesin shumë të rëndësishëm Aston Viles.
Gjithçka e hapur ndërkohë në duelin franko-gjerman, Lile-Dortmund. Sfida e parë në Gjermani përfundoi 1 me 1.
Goli i Adejemit për verdhezinjtë në gjysmën e pjesës së parë dha iluzionin e një suksesi të mundshëm të Dortmund, mirëpo Haraldson barazoi gjithçka në pjesën e dytë.
Sfidat si zakonisht u transmetuan në Tring./vizionplus.tv




