E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Reali në finalen e superkupës, 8 gola në Derbin e Madridit, sot gjysmëfinalja Barcelona-Osasuna

Real Madrid fitoi derbin ndaj Atletikos dhe siguroi një vend në finale e superkupës së Spanjës.

Ndeshje me plot 8 gola në Riad të Arabisë Saudite dhe e vendosur vetëm pas 120 minutash lojë, pasi koha e rregullt u mbyll 3 me 3.

Los Kolchoneros kaluan shpejt nw avantazh që në minutën e  6 me anë të Mario Hermosos pas një topi tw dhënë nga Grizman.

Reali nis të reagojë, por rreziku shumë pas në një kundërsulmi të Atletikos që nuk u finalizua si duhet nga Morata.

Nga frika për pësimin e golit të dytë tek gëzimi për golin e Rudiger i cili vendosi ekuilibrat në minutën e  20. 9 minuta më vonë përmbysja e parë e Realit i cili mundi të shënojë përmes një gjuajtje të Rodrogios e devijuar nga një prekje me thembër e ferland mendi.

Është një ndeshje me një ritëm të lartë dhe e paparashikueshme dhe këtë e tregoi 7 minuta më vonë goli I barazimit shënuar nga Grizman.

Gol historik për francezin pasi me 174 gola në total parakaloi aragones dhe u bë golashënuesi më i mirë mnë historinë e këtij klubi.

Në fundin e pjesës së parë  Oblak ndal Rodrigon ndërsa në startin e të dytës ishte Samuel Lino që preku shtyllën e realit.

Mbrojtësi gjerman Rudiger ishte i pafat në minutën e 78 me autogolin që i dha avantazjin e përkohshëm skuadrës së simeones, avantazh që zgjat vetëm pak minuta pasi Karvahal shënon golin e barazimit 3 me 0, që e çon ndeshjen në shtesë.

Gjithçka vendoset në miutën e 116 kur mbrojtësi Savic shënon në portën e tij duke I dhënë epersionë 4 me 3 realit.

Në frymën e fundit oblak del përpara në goditjet e dënimit të atletikos me shtesën e barazimit të rezultatit, mirëpo nga kjo përfiton reali që shënon edhe golin e pestë me brahim diaz.

Sonte është radhe e Barcelonës dhe osasunes për të kërkuar një vend në finale e suerkupës.

Vazhdo të lexosh