Dy skuadrat e Madridit qe luajnë sonte për trofeun me te madh te klubeve ne Evrope, vijnë me një profil shume te ndryshme përballë njëra-tjetrës. Reali i Madridit është padiskutim një nga klubet me te famshme te botes, absolutisht me i miri ne Evrope me 10 tituj ne këtë kompeticion, i fundit ne 2014 pikërisht përballë Atletikos ne Lisbone 4 me 1. Skuadra Merenges ka pasur disa kulme te vetat në historinë e këtij kompeticoni ku spikat fundi i viteve ’50 te shekullit te kaluar, Reali e fitonte atë 5 here radhazi. Pasuar nga një tjetër titull pak vite me parë, te gjitha për merite te dyshes se ëndrrave Pushkash dhe Di Stefano. Me tej për më shumë se 3 dekada, klubi mbretëror nuk arriti te shkëlqente ne arenën europiane përpara se te kthehej fuqishëm ne fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000 me tre trofe te tjerë. Një skuadër qe nisi te emërtohej si “Galaktiket” fale yjeve si Zidan, Raul, Roberto Karlos, Figo etj. Ndërkohe Atletico Madrid është ndjeshëm inferiore ne raport me Realin ne sukseset europiane. Ka luajtur dy finale në këtë kompeticion, por në të dyja rastet është mposhtur nga Bayerni i Mynihut dhe Reali. Klubi “Los Kolconeros” shpreson që etja për të fituar trofeun më të çmuar, ta ndihmoje ekipin dhe lojtarët të jenë më të motivuar se kurrë kundër kushërinjve Real Madrid. Ndërkohe per bastexhinjte duket se derbi madrilen i finales se Champions League është thuajse i ekuilibruar. Kuotat per triumfin final janë pak a shume te njëjta, me nje favorizim shume te lehte per skuadrën Los Blankos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *