Nje tjetër humbje per Realin e Madridit duke ndjere tashme presionin e Valencias per vendin e trete te renditjes. Ne sfidën hapëse te javës se 26 te La Liga, skuadra e Zinedin Zidan pësoi humbjen e 5 ne kampionat per ketë sezon, ketë here ne Cornela De Llobregat 1-0 përballe Espanjol.

 

Edhe pse pa Ronaldo Marcelo dhe Modric, madrilenet e nisen mire takimin duke rrezikuar qe ne fillim me Gareth Bale. Me pas ishte portieri Diego Lopez qe beri mrekullinë ne tentative e Isco. Katalanasit u shfaqen ne loje vetëm ne minutën e 19 me nje gjuajtje te Piatit por ne te 27-en mund te kishin kaluar ne avantazh nëse Gerard Moreno do te kishte shfrytëzuar nje gabim te Varane.

 

Pjesa e pare u mbyll me ngulmimin e miqve ne kërkim te golit, por si Bale ashtu dhe Isco nuk arritën te çonin topin ne rrjete. Me fillimin e pjesës se dyte katalanasit me mire duke rrezikuar me Sergio Garcia, ndërsa gjuajtja me koke e Oscar Duarte përfundoi ne traverse. Espanjoll rriti presionin duke pasur dy raste te mira ne Garard Moreno ne minutat 56 dhe 77.

 

Duket se Real humbi koncentrimin ne keto minuta duke rrezikuar disa here te pësonte gol. Gjithsesi ne minutën e 3-te te shtesës skuadra e Zinedin Zidan kapitulloi kur Gerard Moreno mposhti portierin Navas. Humbje e hidhur për Los Blankos ne nje sezon problematik kur pasi jane eliminuar nga Kupa e Mbretit e kane hequr dore nga titulli, tashme rrezikojnë te bien akoma me shume ne renditjen e përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *