E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Reali i Madridit nuk njeh kufij

Real i Madridit fitoi edhe El Clasicon e dytë në Bernabeu, duke fituar sperkupën e Spanjës. Pas triumfit 3 me 1 në Kamp Nou pak ditë më parë, skuadra e Zidanë pas një pjesë të parë të jashtëzakonshme detyroi katalanasit që të dorëzoheshin në një tjetër humbje 2 me 0 që konfirmon mbretërimin e Real Madrid në futbollin spanjoll, pas diktatit edhe ne europe ku fitoi Champions dhe superkupën e europës.

 

Trofeu i shtatë në total në vetëm 20 minuta karriere si trajner tek Los Blankos, për Zinedine Zidanë, që po i gëzohet një ekipi super në të gjitha drejtimet, pa folur pastaj për emra të veçante ku ai që po habit gjithnjë e më shumë është Marko Asensio. Në mungese të Ronaldos dhe Bejl, është ai që ngre peshe publikun ne Bermabeu me një supergol që në startin e ndeshjes.

 

Reklamë

Barcelona reagon në dy raste me Messin dhe Suarez, por pa mundur të shënoje. Vetëm kaq për miqtë të cilët e shohin vetën te shastisur gjatë pjesës së parë nga presingu asfiksues i Realit dhe nga qarkullimi i shkëlqyer i topit i vendasve që konkretizohet me nje tjetër gol këtë herë nga Benzema që la në vend mbrojtësin Umtiti. Në pjesën ë dytë më mirë Barcelona me dy shtylla të Messit dhe Suarez dhe disa raste te tjera të pastra për shënim, por kjo nuk e zbeh aspak superioritetin e Realit në dy ndeshjet e zhvilluara. Skuadra për t’u mundur janë pikërisht ata edhe në sezonin e ri në Spanjë dhe Europë.

 

Ndërsa Barcelona është në një moment krize që reflektohet edhe nga fjalët e Pike pas ndeshjes, i cili në një postim në twitter pranoi se për herë të parë pas 9 vitesh, Reali ishte superior kundrejt Barcelonës. Realitet i hidhur për katalanasit të cilët mund ti shpëtoje ndoshta vetëm një merkato super,  ku flitet se shpejt mund të mbërrijnë Kutinjo dhe Dembele, përveç blerjes se konfirmuar Paulinhho.

Vazhdo të lexosh

Reklamë