Real Madrid ruan te paprekur rekordin e tij me 100 perqind fitore ne finalet e Champions League, duke fituar te pesta finalet ku ka marre pjese. Finalja e se shtunës ne “San Siro” i dha los blankos titullin e 11-te te kompeticionit me te rendesishem per klube, por ajo qe është me e rëndësishme nje tjetër supermaci ndaj rivaleve me te ashpër te te njëjtit qytet, Atletikos, qe humbasin per here te dyte ne tre vjet. Nje tjetër fakt interesant i finales se “San Siros”, e cila përfundoi ne barazim 1-1 si një kohe te rregullt, ashtu edhe ne shtese, duke kurorëzuar madrilenet si mbretërit e rinj te Europes pas goditjes se penalltive, është se ajo u ndoq nga nje numër rekord teleshikuesit, ndërsa ne Shqipëri sportdashësit e ndoqën live ne Vizion Plus dhe platformën Tring. Persa i përket ndeshjes, madrilenet e gjeten shpejt rrugën e rrjetës ne pjesën e pare me ate te kapitenit te tyre, Sergio Ramos, ndërsa skuadra e Simeones u tentoi menjëherë te ekuilibronte ndeshjen, por ia dolën vetëm ne pjesën e dyte me ate te belgut Karrasko. Ne shtese skuadrat shfaqen shenja lodhje dhe rezultati nuk ndryshoi. Ndërsa te 11- metershat Reali ishte shume i sakte, duke mos gabuar ne asnjë rast, ndërsa Atletiko realizoi vetëm tre penallti. Megjithatë, me e rëndësishmja eshte se tifozët e pranishëm ne “San Siro” ose jo përjetuan nje spektakël te vërtet te futbollit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *