Reali i madridit post Ronaldo ka gjetur yjet e tij. Asensio Bale Seballos por edhe Vinicius Jr jane ata qe munden ne miqësoren e radhës ne SHBA Juventusin e CR 7. Skuadra e Lopetegit ka arritur te përmbyse nje disavantazh te shpejte kur Karvahal devijoi ne porte nje krosim te Kancelos. Pa u mbyllur pjesa e pare Garreth Bejl shpiku nje nga goditjet e tij nga jashtë zones dhe kampionet e europes rivendosen baraspeshën.

 

Me te filluar pjesa e dyte vjen shou i Asensios qe brenda 10 minutave te para shënoi dy here dhe i dha fitoren skuadrës se tij. Ne fillim shfrytëzoi nje depërtim te Vinicius nga e majta e me pas këmbënguli vete nga qendra duke shënuar serish. Nese do te kishin qene me te vemendshem përpara portes se italianeve spanjollet mund te kishin shënuar me shume, ashtu si edhe Kielini ne krahun tjetër.

 

Edhe Barcelona ka patur përballe nje italiane por Milani ka dale ne fund fitues ndonese minimalisht dhe ne  nje ndeshje te dominuar totalisht nga skuadra e dyte katalanase. Por ne fund nje gol i Andre Silves i dha fitoren kuqezinjve.

 

Lautario Martinez gjen golin ne debutimin e tij me Interin. Ne perballjen me Lionin ziklaterit dominuan megjithëse ende pa kroatet nenkampione bote ne fushe. Martinez nuk ka falur brenda zones ne mundësinë e pare te krijuar dhe tregoi se e meriton numrin 10 te vendosur ne fanelle.

 

Liverpuli ka shkatërruar Napolin e Ancelotit 5-0. Anglezet e nisen me dy gola te shpejte ne 10 minutat e para te ndeshjes kur shënuan me Milner dhe Wajnaldum. Ne pjesen e dyte ishte radha e Salah qe te mrekullonte tifozët e shumte. Me pas dy depertime nga e majta e sulmit te Liverpulit sollen dy gola te tjere fillimisht me Starrixh dhe me pas nje perle e Morenos vulosi rezultatin. Sidomos ne golin e peste Elseid Hysaj beri figure te keqe ndaj Morenos.

 

Edhe Arsenali ka mundur 2-0 Lacion me gola te Reis Nelson ne pjesën e pare dhe nje gol te Aubamejang ne te dyten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *