Subscribe

Takimi i pare i futbollit evropian per sezonin 2016-2017 nuk i tradhtoi pritshmërite spektatoret e Lerkendal Stadion te Trondhaim u argëtuan për 120 minuta loje dhe ne fund panë Realin e Madridit te rrëmbente trofeun e pare ndërsa Sevilja te dorëzohej per te tretin vit radhazi. Ne Norvegji, skuadra e Zinedin Zidan fitoi vetëm pas 120 minutave loje përballë andaluzeve, duke e çuar ne tre numrin e superkupave ne historinë e tyre. Per Seviljen, ky trofe behet gjithmonë edhe me i pamundur. Pavarësisht mungesave te shumta qe nga Ronaldo, Bale, Kroos, Navas, Pepe dhe me dy emra te mëdhenj ne pankine Modric e Benzema, Reali e nisi me mjaft presion dhe ne minutën e 21 gjeti rrjetën me nje gjuajtje fanatike te te riut te talentuar Marco Asensio. Reagimi i Seviljes qe kishte nje ndryshim rrënjësor qe nga lojtaret e deri te trajneri ishte i menjëhershëm. Dhe pas nje rasti te arte, ne minutën e 41 barazoi shifrat fale italo-argjentinasit Franko Vaskez, nje nga me te mirët ne fushe. Ne pjesen e dyte ishte Sevilja qe ndryshe nga Reali e rriti shume lojën, duke gjetur edhe golin e avantazhit. Ne minutën e 72 ukrainasi Konoplianka ktheu ne gol nje penallti te mare nga Vitolo pas nje ndërhyrje ne zone nga Serxhio Ramos. Pas futjes ne fillim te Benzema ne vend te Morates tepër zhgënjyes, Zidan hodhi edh dy karta te tjera te forta Modric dhe Hames Rodigues. Dhe atëherë kur pritej qe Sevilja te triumfonte, ne minutën e 3 te shtesës Serxhio Ramos, njeri i finaleve per realin arriti te kthente gjithçka ne baraspeshe. Por goditja per andaluzet ishte e dyfishe, pasi me fillimin e 30 minutave te shtesës u detyra te luante me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te mbrojtësit Koloxhejcak. Ne inferioritet numerik, shpresat e skuadrës se argjentinasit Sampoli per te zgjidhur fituesin nga pika e bardhe e penalltive u shuan ne minutën e 119 kur Dani Carvaahal ne nje aksion personal kaloi tre kundërshtare përpara se ta çonte topin ne rrjete e duke i dhënë skuadrës se tij titullin e superkampionit te Europes. Kete takim te apsionuarit e futbollit paten mundësi ta ndiqnin drejtpërdrejt dhe eksklzuvisht ne Vizion Plus dhe platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *