Reali i Madridit fitoi supersfiden e parë gjysmëfinale në Gjermani kundër Bayern Mynih duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së trete radhazi në UEFA Champions League.

 

Megjithëse jo në mbrëmjen e tyre më të mirë, madrilenët ishin perfekt ne konkretizim në ato pak raste që iu dhanë duke i shkaktuar Bayernit të njëjtën humbje te edicionit të kaluar në këtë stadium, me të njëjtat shifra 2 me 1.

 

Pjesa e parë e sfidës së transmetuar në Vizion Plus dhe Tring ishte tepër e luftuar. Vendasit megjithëse u tronditën nga dalja jashtë shumë shpejt e Roben për shkak dëmtimi, luajtën mirë dhe kaluan të parët ne avantazh me anë të një kundërsulmi që u finalizua nga Kimich në minutën e  28.

 

Skuadra e Hejnkes nuk u kënaq me kaq dhë dhe falë lojës së mirë arriti të krijojë edhe disa raste të tjera të shkëlqyera për të theluar shifrat por Frenk Riberi, Humels dhe Levandovski gabuan shumë para portës së Kejlor Navas.

 

Ndërkohe madrilenët që kishin krijuar shumë pak deri në minutën e 44, barazuan shifrat me një gol të shkëlqyer te Marcelos.

 

Pjesa e dytë nisi me një ndërrim tek spanjollet pasi Zidan nxori jashtë Izkon për talentin Asensio, lëvizje që rezultoi e suksesshme pasi Reali pikërisht me anë të këtij lojtari përmbysi shifrat në minutën e 56, episode ku padiskutim peshë faji mban edhe Rafinja për topin e humbur në gjysmëfushën e vet.

 

Baverezet u përpoqën të reagojnë dhe në fakt disa raste të mira për të shkuar tek barazimi , por Kejlor Navas doli fitues ne të paktën 3 raste në goditjet e Frenk Riberisë. I cili mbajti peshën kryesore ne lojën e gjigandeve gjermane.

 

Deri në fund Reali u tregua i kujdesshëm për të ruajtur këtë avantazh jetik në kuadër të ndeshjes së kthimit në Bernabeu të martën e ardhshme, me shpresën se veç këtij avantazhi atje, do të ketë në dispozicion edhe një Ronaldo me shumë, pasi portugezi në këtë përballje në Alian Arena ishte në një mbrëmje jo shumë të mirë, ndërsa Bayern ka nevoje për një mbrëmje të madhe për të nxjerre jashtë realin, kampione në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *