Ne javën e 27 te kampionatit spanjoll, Reali i Madridit përfitoi nga hapi fals i Barcelonës ne La Corunja, duke rimarre kreun e renditjes. Ne Santigao Bernabeu skuadra e Zidan fitoi jo pa vështirësi 2-1 ndaj Betis Sevilja, duke u ngjitur ne kuotën e 62 pikëve, 2 me shume se katalanasit, por edhe me nje ndeshje me shume per te zhvilluar. Ne fakt ishin andaluzet qe surprizuan jo pak kur ne gjuajtjen e tyre te pare ishte pikërisht Keylor Navas qe shënoi autogol ne portën e tij. 4 minuta nga fundi i pjesës se pare te zotet e shtëpisë kthyen gjithçka ne baraspeshe me Kristiano Ronaldo. Përsëri miqtë mund te kishin kaluar ne avantazh me fillimin e pjesës se dyte, por gjuajtja e Ruben Navas përfundoi ne traverse. 11 minuta nga fundi Piccini pas nje ndërhyrje ndaj Vaskes la skuadrën me nje lojtar me pak, ndërsa ne minutën e 81 protagonist edhe ketë here kapiteni Serxhio Ramos, i cili pas nje gjuajtje me koke i dha tre pike mjaft te vështira Realit.

 

Roma ndërpreu serine e rezultateve negative, teksa fitoi me rezultat te thelle 3-0 ne stadiumin Barbera ndaj Palermos ne javën e 28 te serisë, duke mbajtur vendin e dyte ne klasifikimin e përgjithshëm. Ne pjesën e pare gjyqtari Roki anuloi nje gol te rregullt te Nesterovski përpara se El Sharawy te zhbllokonte shifrat ne minutën e 22. Sicilianet tentuan te barazojnë ne pjesën e dyte, por përsëri miqtë me te sakte përballe portës kundërshtare, teksa gjeten edhe dy here te tjera rrjetën. Xheko ne minutën e 71 dyfishoi rezultatin, ndërsa ne minutën e pare te shtesës, Bruno Penez sigloi shifrat përfundimtare 3-0.

 

Paris Sg mbajti vendin e dyte ne kampionatin francez teksa fitoi ne fushën e Lorient 2-1 ne javën e 29 te Ligue 1. Kampionat e Francës e mbyllen pjesën e pare ne avantazh, fale autogolit te Jeanot ne minutën e 28, ndërsa dyfishuan shifrat me Nkunku me fillimin e te dytës. Vendasit te cilët mbajnë vendin e fundit ne renditje, duket se u kthyen ne loje me golin e Cianit ne minutën e 68, por rezultati nuk ndryshoi deri ne fundin e takimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *