Florentino Perez i ka vënë si synim vetes që ta bëjë sërish galaktik Realin e Madridit dhe këtë verë Los Blancos mund të bëjnë cmendurira në merkato. Projekti i së ardhmes në Bernabeu thuhet se është që t’i kapërcejë 100 milionë paundët (115 mln euro) për transferimin e një lojtari të vetëm.

 

Kështu të paktën thotë Daily Mail, e cila këmbëngul se lojtari që do t’i kalojë këto shifra do të jetë Eden Hazard. Belgu i Chelsea-it, është një nga lojtarët më të preferuar të Zinedine Zidane dhe në Londër gjërat po rrjedhin turbullt për këtë ide, pasi 26-vjecari është në bisedime e sipër për një kontratë të re. Te Blutë e Londrës, Hazard ka shkëlqyer që prej vitit 2012-të, kur u transferua për 35 milionë euro nga Lille. Këtë sezon ai ka shënuar 11 gola dhe 5 asiste duke çbërë momentin e vështirë që pati vitin që shkoi, kur nën dretjimin e Mourinhos nuk shkoi më shumë se 5 realizime.

 

Por nën urdhërat e Contes, roli i tij në fushë ka qenë edhe më i lirë dhe për këtë talenti dhe zhdërvjelltësia e 26-vjecarit kanë dalë më tepër në pah. Me kontratën që i përfundon në vitin 2020-të, Chelsea shpreson që Hazard ta ripërtërijë dhe në kontratën e re të përfshihet një klauzolë prej më shumë se 100 milionë paundësh për prishjen e saj. Kështu shërbimet e tij do jenë më të mbrojtura për klubin e Abramovich. Me këtë analizë Daily Mail thotë se Madrilenët janë gati të thyejnë rekordet e tyre të mëparëshme. Gareth Bale u soll në Bernabeu për 101 milionë euro dhe prej vitit 2014-të, mbetet transferimi më i kushtueshëm i të gjitha kohërave për Realin, duke lënë prapa emra si Ronaldo, James Rodruguez apo Zidane e Kaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *