E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Reali, 90 minuta pranë titullit kampion

Reali i Madridit fitoi ne stadiumin Balaidos 4-1 ndaj Celta Vigos ne takimin rikuperues te javës se 21 te La Liga dhe është vetëm 90 minuta larg titullit kampion qe i mungon qe nga viti 2012. Me formacionin me te mire te mundshëm skuadra e Zidan zhbllokoi shifrat ne minutën e 10 me Kristiano Ronaldo ndërsa me fillimin e pjesës se dyte portugezi dyfishoi shifrat.

 

Vendasit mbeten me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Aspas gjithsesi 7 minuta me vone ne te 69-en ngushtuan diferencën me Guideti. Por ne inferioritet numerik vendasit e kishin te pamundur te bënin surprizën ne kete mbrëmje dhe ne minutën e 70 u goditen përsëri kur Karim Benzema shënoi golin e trete.

 

Reklamë

Toni Kroos vulosi shifrat përfundimtare per Realin qe tashme ne nje diference prej 3 pikesh me Barcelonën i duhet vetëm nje barazim ne ndeshjen e fundit me Malagen per t’u shpallur kampion te Spanjës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë