Ishte një nga lojtarët pa kontratë më të kërkuar në merkato dhe kur shfaqet një okazion i tillë Skënderbeu nuk para i hap rrugë askujt. Realdo Fili është përforcimi më i fundit i kampionëve të Shqipërisë.

 

Sulmuesi, pasi ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Orges Shehi, ka vendosur të pranojë ofertën e bardhekuqve, duke nënshkruar edhe nëj kontratë dyvjeçare, pra një marrëveshje deri diku afatgjatë për standardet e kampionatit shqiptar, ku 80 % e kontratave janë sezonale. 22-vjeçari e ka nisur karrierën te skuadra e qytetit të tij të lindjes, Apolonia, e më pas, në 2015-ën, kaloi te Partizani. Sulmuesi qëndroi për dy sezone e gjysmë te “demat” dhe mbahet mënd nga tifozët e kuq për golin e realizuar në sekondat e fundit në një derbi përballë Tiranës në Maj të 2016-ës. Në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ai iu bashkua Kamzës, por paraqitjet e tij nuk i përmbushën pretendimet e drejtuesve.

 

Pavarësisht se në vitin e fundit nuk ishte në maksimumin e mundshëm, talenti dhe cilësitë e fierakut nuk vihen në diskutim dhe të paktën në letër duket se Skënderbeu ka bërë një afrim të zgjuar dhe mund të përfitojë shumë nga aftësitë e Realdo Filit. Lojtari pritet të jetë në dispozicion të Shehit që në sfidën e kësaj të diele përballë Kastriotit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *