Real Madrid dhe Liverpool morën fitore te rëndësishme në takimet e para të 1/8 të UEFA Champions League, në sfidat e transmetuara ekskluzivisht në Vizion Plus dhe Tring. Vëmendja më e madhe ka qenë e përqendruar në Spanjë, aty ku Real Madrid mundi me përmbysje 3 me 1 PSG, në një ndeshje spektakolare dhe me ritëm të lartë.

 

Pavarësisht përpjekjeve më të mëdha të kampioneve të Europës në fuqi, ishin parizienët që zhbllokuan shifrat në minutën e 33 me anë të mesfushorit Adrien Rabiot.

 

Madrilenët nuk u pajtuan me këtë disavantazh dhe fituan një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë me anë Toni Kroos. Nga pika e bardhe e penalltisë ishte Cristiano Ronaldo që barazoi rezultatin, episode me të cilin u mbyll 45 minutëshi i parë.

 

Edhe pjesa e dytë ishte e fortë, me francezet më kërkues por ishte Ronaldo sërish që vendosi në minutën e  83 dukë shënuar golin e dytë, gol që i dha mundësi të thyente edhe rekordin e legjendës Di Stefano si rekordmen i golave ne historinë e Real Madrid. Por skuadra e Zidane nuk u kënaq me këtë avantazh minimal dhe i çoi shifrat në 3 me 1 pak çaste me vonë me anë të brazilianit Marcelo. Sfida e kthimit do të jetë me 8 mars, me PSG që ka një mision të vështirë për të përmbysur këtë humbje të Bernabeut.

 

Ndërkohe ne sfidën e transmetuar në Vizion Plus, Liverpool shpartalloi 5 me 0 në “Do Dragao”, Porton në fushën e kësaj të fundit. Një rezultat spektakolar i  anglezeve të cilët nuk kanë pasur nevoje për ndeshjen e kthimit për të hipotekuar një bilete për ne çerekfinale.

 

Megjithatë të zotët e shtëpisë patën një rast të mirë që në fillim me anë të Otavios, Liverpool nisi të dominojë ndeshjen dhe gjeti dy gola të shpejte në minutat 25 dhe 29 me anë të Sadio Mane dhe Muhamed Salah.

 

Pjesa e dytë thelloi edhe me shumë dominimin e miqve të cilët shënuan edhe tre herë të tjerë me Firminon dhe dopieten e Senegalezit, Sadio Mane, në total autor i një triplete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *