Real Madrid dhe Manchester City janë dy ekipet e para gjysemfinaliste te Uefa Champions League. Ky është verdikti i ndeshjeve te kthimit çerekfinal te këtij kompeticioni, te cilat u përcollën ne kanalet HD te platformës Tring. Spektakël dhe emocione ne te dyja ndeshjet, ku natyrisht spikati përmbysja e madhe e Real Madrid ne Bernabeu, pasi mundi 3 me 0 Volfsburg, më të cilen ishte mundur 0 me 2  në Gjermani. Një sukses që mban vulën e padiskutueshme te njërit prej lojtarëve më të mirë në botë Kristiano Rionaldo, autor i tre golave.  Starti i ndeshjes ka qenë tejet shpërthyes per madrilenet te cilët shënuan dy gola të shpejte me yllin portugez në minutat 16 dhe 17. 2 minuta shkatërruese për Volfsburgun qe pati dy shanse ne fund të pjesës së parë por nuk arriti dot të ndëshkoje Navas. Në të dytën ishte një goditje dënimi e Ronaldos që nuk lejoi ndeshjen te shkoje ne shtese duke e lejuar Realin të mbajë gjallë ëndrrën për të fituar trofeun nr 11 në champions. Shumë e bukur dhe e luftuar ndeshja tjetër ne Angli ku Mancheter City fitoi miniamlisht 1 me 0 ndaj PSG, dhe falë edhe barazimit 2 me 2 në ndeshjen e parë në Francë, arriti të siguroje nje kualifikim historik në gjysmëfinale. Në pjesën e parë vendasit patën më shumë shanse me Agueron, i cili humbi edhe një 11-mertersh në minutën e 29. Në fraksionin e dytë, PSG ishte më kërkuese, por një supergol i Der Brojnes në minutën e 76 I dha kualifikimin skuadrës angleze, ndërsa Ibrahimobvic dështon serish me PSG për të arritur suksese ne Europe ndryshe nga titujt në Francë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *