E mërkura ofron dy ndeshje shumë interasante në platformen tring në takimet e para të 1/8 të Uefa Champions League.

 

Nostaligjiket e futbollit të madh të dekadave të kaluara por edhe ata që dashurojnë futbollin e bukur do të kenë mundësi të shijojnë përplasjen mes dy prej skuadrave më të mëdha të botës në nivel klubesh, Real Madrid-Ajaks.

 

Kampionet në fuqi dhe rekordmenet e kontinentit, përballe një prej shkollave më të mëdha të kontinentit, krenarisë së holandës, klub që këtë vit ka shkelqyer në champions.

 

Reali me një pjesë të parë të sezonit shumë të dobët, është rritur shumë së fundmi duke rikuperuar shumë pikë në kampionat ndaj Barceloës aq sa diferenca tani është vetëm 6 pikë.

 

Ndonëse ka bërë disa lëvzije në formacion, Solari më në fund duket se ka gjetur një lloj qetësie që po e ndihmon edhe skuadrën të shprehet mirë, aq më teper që Europen e kanë terrenin e preferuar pasi e kanë fituar plot 4 herë titullin që nga 2014 e deri tani.

 

Nga ana tjetër 4 herë kampionët e europës, Ajaksi do të shfrytëzojë ndoshta për herë të fundit në këtë sezon klasin e yjeve që ka në organikë për t’i bërë keq madrileneve.

 

Tek holandezet shqetësn vetëm gjëndja e yllit De Jong ndërsa tek Reali në dyshim është Isko.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *