E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Sport

Real Madrid mund Valencian dhe i afrohet sërish Barcelonës

Real Madrid riktheu ne -5 diferencen nga Barcelona kryesuese e kampionatit spanjoll. Skuadra e Ancelotit mundi 2 me 0 valencian në duelin e prapambetur të javës së 17.

 

Largimi I Gatuzos nga stoli nuk dha asnjë efekt tek Valencia e cila qëndroi në këmbë vetëm për një pjesë, ndonëse “los blancos” humbën mundësi shumë të mira për 45 minuta me radhë përballë portierit Mamardazhvilli.

 

Reklamë

Asensio, Modric, Benzema dhe Kamavinga ishin protagonist të gabimeve para portës kundërshtare.

 

Në pjesën e dytë rezistenca zgjati vetëm 7 minuta, pasi miqtë u dorëzuan golit të shënuar nga Asensio.

 

Një gol I shkelqyer në fakt me të majtën nga futbollisti spanjoll. 3 minuta më vonë Reali Mbylli ndeshjen këtë herë falë një goli të brazilianit Vinisius Xhunior.Braziliani e festoi në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij numër 200 më fanelen e skuadrës madrilène.

 

Pavarësisht kampionatit fantastik që po bën Barcelona, Anceloti dhe të besuarit e tij po përpiqen të qëndrojne në garë për titullin në la liga.

Vazhdo të lexosh

Reklamë