E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Real Madrid mund Bilbaon, thellon diferencën e pikëve në krye

Në Spanjë, Reali i Madridit ka shtuar presionin ndaj Barcelonës. Skuadra “los blankos” fitoi një duel shumë të vështirë 2-1 kundër Athletic Bilbaos në transfertë në javën e 28-të dhe tani diferenca nga katalanasit e vendit të dytë është rritur ne 5 pikë, me skuadrën e Luis Enrikës e cila në këtë mënyrë është e detyruar të fitoje të dielen në mbrëmje kundër Valencias.

 

Sfide e fortë dhe në shumë raste e tensionuar në San Mames, ku megithë situatën e shkelqyer të Bilbaos ishte Benzema që kaloi ne avantazh Realin pas një pasimi të Ronaldos.

 

Reklamë

Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa në minutëne 65 ishte Aduriz që me kokë barazoi shifrat.

 

Megjithatë gezimi i të zotëvë të shtëpisë nuk zgjati shumë pasi Kasemiro tre minuta më vonë shënoi golin e fitores shumë të rëndësishme të Realit në kuadër të luftës për titullin kampion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë