E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Real Madrid gjunjëzon Liverpool, pranë kualifikimit

Real Madrid, pas një ndeshjeje spektakolare, ka arritur të mposhtë Liverpool me rezultatin 3-1.

Golat në pjesën e parë që çuan madrilenët në avantazh u realizuan nga Vinicius JR dhe Asensio.

Në minutën e 51, Salah ngushtoi diferencën. Mirëpo, ishte sërish Vinicius ai që vuloi rezultatin, duke e dërguar Real Madrid një hap më pranë çerekfinales.

Në sfidën tjetër, Manchester City arriti një fitore të vështirë kundër Borussia Dortmund, duke fituar ndeshjen në minutën e 90, me rezultatin 2-1.

Ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë