E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Real Madrid e nis keq mbrojtjen e titullit kampion

Real Madrid bëri një hap fals në sfidën hapëse të sezonit . Skuadra e Zidan  nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë përballë Real Sociedad. Pjesa e parë nisi mirë për Realin që rrezikoi  me Ramosin por gjithcka u ndal në momentin e fundit. Edhe pse madrilenët rrezikuan gjatë gjithë 90-minutëshit për të zhbllokuar rezultatin, veçanërisht me  Benzema, të besuarit e trajnerit Zidan nuk patën shënjestrën e duhur para portës kundërshtare.

Ndërkohë nga ana tjetër vendasit provuan portën  por gardiani Courtua reagoi mjaft mirë. Los Blancos vinin në këtë ndeshje me mungesa të mëdha si pasojë e dëmtimeve. Asensio, Hazard  dhe Isko nuk ishin në dispozicion të teknikut francez. Merite pati edhe Sociedad që  zhvilloi një paraqitje mjaftë të mirë dhe dha një sinjal të qartë për të gjitha klubet e mëdha të cilat shpesh ngecin në San Sebastian.

Real Madrid nuk mori më shumë se një pikë në këtë sfidë duke e nisur  keq rrugëtimin për mbrojtjen e titullit kampion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë