Janë luajtur këtë të mërkurë takimet e para të fazës 1/8 të Champions League, edhe për çiftet Ajax-Real Madrit dhe Tottenham dhe Dortmund.

 

Edhe pse hollandezët e Ajax zhvilluan një lojë të mirë mbretërorët e Real Madrit siguruan fitoren minimale 1-2. Golat janë shenuar nga Karim Benzema, në minutën e 60’ dhe nga Marco Asensio në minutën e 87’ për Real Madrid, ndërsa për Ajax goli është shënuar nga Hakim Ziyech.

 

Ndërsa në supersfidën e transmetuar në Tring mes Tottenham dhe Dortmund, anglezët mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 gjermanët. Tottenham triumfoi me golat e shënuar në minutën e 47’ nga Heung-Min Son, në minutën e 83’ nga Jan Vertonghen dhe në minutën e 86′ nga Fernando Llorente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *