Real Madrid ja doli të fitojë ,në javën e pestë të kampionatit spanjoll ,vetëm në minutat e fundit të ndeshjes duke përmbysur gjithçka. Skuadra e Karlo Ancelottit  as këtë herë nuk krijoi siguri dhe regjistroi një fitore të vështirë 2-1 në transfertë përballë Valencias.

Në pjesën e parë  të dyja skuadrat krijuan shumë raste por asnjëra prej tyre nuk arriti ta  dërgonte topin në katërkëndëshin e portës.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për vendasit që pas shumë tentativash realizuan në minutën e 65 me Hugo Duro. Një goditje e rëndë kjo për skuadrën e Ancelottit, që kërkoi deri në fund përmbysjen . Ishte Vinicius Junior që goditi bukur në zonë dhe barazoi gjithçka.

Mirëpo golat për madrilenët nuk mbaruan këtu pasi nuk kishte si të mungonte dhe firma e numrit 9 të skuadrës, Karim Benzema.

Francezi shënoi 2 minuta para se të mbyllej e gjitha ndeshje dhe blindoi 3 pikë të rëndësishme për skuadrën.

Aktualisht Real Madrid  rrëmben  kreun e klasifikimit me 13 pikë, dy më shumë se Ateltiko Madrid i vendit të dytë dhe 3 nga Valencia e vendit të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *