Blerjet e mëdha te Barcelonës, Coutinho dhe Dembele si dhe rezultatet e dobëta në kampionat në pjesën e parë të sezonit, duket se kanë vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madrid. Skuadra Los Blancos ka zgjeruar listën e objektivave të merkatos dhe nuk përjashtohet mundësia që brenda mbylljes së këtij sesioni të mbërrijnë 1-2 lojtarë cilësore.

 

Çështja e Mauro Ikardit është kthyer tashmë ne një rebus të vërtete. Mediat angleze dhe spanjolle e konsiderojnë të mbyllur akordin mes Realit dhe Interin për 110 milion euro ndërsa vetë sulmuesi argjentinas nëpërmjet përfaqësuesve ligjore hodhi poshtë këto lajmë, të cilat i konsideruan të rreme. Nga ana tjetër, kampionet e europës po rishfaqin dëshirën e vjetër për të bërë të tyrin Eden Hazard.

 

Është shumë e vështirë që Chelsea të privohet nga shërbimet e lojtarit të vet më të mirë, por Perez ka një fond të madh në dispozicion të merkatos dhe mund të shpenzoje deri në 200 milion euro për yllin belg, çka mund ta bëjë edhe një si Abramovic të dorëzohet. I treti por jo më pak i rëndësishmi në listë, bomberi i Tottenham Harri Kane. Veç sulmit, reparti tjetër ku do të ndërhyhet është porta.

 

Zyrtarizimi i blerjes së 23 vjecarit Kepa Arrizabalaga nga Atheltic Bilbao është shtyre ende dhe për mediat afër klubit madrilen gjithçka lidhet me nje sulm të mundshëm për blerjen e belgut Tibo Kurtua nga Chelsea, i cili nuk ka pranuar të rinovojë me londinezet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *