E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Real i kundërpërgjigjet Barçes, 4-0 në Granada

Real dhe Barcelona vazhdojnë te qëndrojnë ne krye me pike te barabarta 84 edhe pas javës 36 te kampionatit spanjoll. Pas fitores 4-1 te katalanasve ndaj Vijareal, kundërpërgjigja e madrileneve ishte e menjëhershme, duke fituar 4-0 ne Granada. Edhe pse me Kristiano Ronaldon pushim, Benzema, Isco dhe Marcelo ne pankine e Bale te dëmtuar, skuadra e Zinedin Zidan e pati mjaft te lehte, duke shënuar 4 gola qe ne pjesen e pare fale dyshes Hames Rodrigues – Morata.

 

Fillimisht, kolumbiani  zhbllokoi shifrat ne minutën e 3-te per te dyfishuar rezultatin 8 minuta me vone. Përballë skuadrës se parafundit ne renditje shume pranë. Pas 30 minutave loje radha i erdhi Morates te linte gjurme ne kete mbrëmje ndërsa ne minutën e 35-te shënoi dopieten e tij dhe te katërtin per Realin e Madridit. Ne pjesen e dyte rezultati mund te ishte thelluar nese gjuajtja e Danilos nuk do te prekte shtyllën ose Vaskez dhe Serxhio Ramos do te ishin me te sakte përpara portës kundërshtare. Ndërkohë, Reali i Madridit ka edhe nje ndeshje me shume se rivalet e tyre per titull per te zhvilluar ne këtë fund sezoni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë