Real Madrid e Bajern Mynih janë dy skuadrat e para qe presin biletën per ne çerekfinalet e Uefa Champions League. Nuk ka patur shume surpriza ne ndeshjet e kthimit te raundit te 1/16-tave, te transmetuara ne platformën Tring, aty ku Napoli edhe pse kaloi i pari ne avantazh, nuk mundi ta ruaje atë ne pjesën e dyte, duke humbur ne fushën e tij me rezultat identik si ne ndeshjen e pare, 3-1. Golat u shënuan nga Mertens ne pjesën e pare, e me pas përmbysja e Realit erdhi me Ramos, Mertens qe shënoi ne portën e tij dhe ne minutat shtese Morata. Ne ndeshjen tjetër te mbrëmjes, Arsenali është kujtuar shume vone ne misionin e tij per te përmbysur humbjen e thelle 5-1 ne Mynih. Fitorja minimale 1-0 me gol te Arturo Vidal ne minutën e 85-te i ka shërbyer topçinjve thjesht te largohen me nder nga kompeticioni. Raundi i 1/16-tave vijon nesër me dy sfida te tjera ne Vizion Plus e Tring, Barcelona-Paris San Zhermen dhe Borusia-Benfika.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *