Kronikë
Reagon SPAK: Nuredin Dumani nuk ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se Nuredin Dumani nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndryshe nga sa u raportua sot në disa media.
Në reagimin e SPAK thuhet se Dumani ka statusin procedurial të të pandehurit kundër çëshjtes penale që ndodhet për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kirmin e Organizuar, ku po gjykohet së bashku me të pandehurit Talo Çela, Enver Diva, Besmir Xhixha, Klevis Alla, Altin Ndoci dhe të tjerë.
Reklamë
SPAK thotë se Dumai është ende nën hetim për atentatin ndaj tij në datën 29 mars në Papër të Elbasanit.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




