Menjëherë pas akuzave të presidentit Ilir Meta, reagoi kryeministri Edi Rama.

 

Por përgjigja e tij nuk ishte direkte për sulmet e kreut të shtetit, por për sherrin e ndodhur të mërkurën në Vaqarr për një furgon me ushqime, që po shpërndaheshin për iftar.

 

Rama e quajti këtë ngjarje çmenduri dhe u bëri thirrje qytetarëve të kenë durim deri më 25 prill.

 

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, tha shefi i qeverisë, Edi Rama në “Twitter”.

 

Për ngjarjen në fjalë, u procedua penalisht ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha. Ai u përplas fizikisht me Bledar Gogën, duke pretenduar se ushqimet po shpërndaheshin për fushatë elektorale për PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *