E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Reagon QSUT: Po përpiqemi të shpëtojmë pacientin që u vetëhodh

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv. QSUT sqaroi se mjekët po punojnë për të mbajtur në jetë pacientin 69-vjeçar, Reshat Grëmi.

 

Reklamë

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik. Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.”

 

Reklamë

QSUT garantoi se të gjithë qytetarët që kanë nevojë do të marrin trajtim mjekësor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë