E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Reagon për herë të parë nëna e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin në Lezhë

Mamaja e 21-vjeçarit që qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha dje në Lezhë, ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale. Ajo ka postur një foto të djalit të saj të ndjerë, ndërsa në foton e profilit ka vendosur një shenjë zie.

 

Aldi Rama ndërroi jetë një ditë më parë në spitalin e Traumës, pasi qëlloi veten me pistoletë në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij.

 

Trupi i pajetë i Aldi Ramës është dërguar në Durrës, aty ku edhe jeton nëna e të riut.

 

21-vjeçari jetonte në lagjen “Skenderbeg” të Lezhës, te gjyshërit pas divorcit të prindërve.

 

Vazhdo të lexosh