E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reagon PD për Berishën

Menjëherë pas vendimit të pezullimit me 10 ditë për ish-kryeministrin Berisha, ka reaguar Partia Demokratike, me një deklaratë për shtyp, duke sulmuar shefin e qeverisë Edi Rama. Sipas PD-së, Rama riktheu dënimin e byrosë se partisë, duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës për denoncimin, që i bëri partnerit të tij Shullazi. E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhër për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, e në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës. E njëjta byro, që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes, dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, po kjo byro, po sipas forcës opozitare, vendosi të përjashtojë Sali Berishën, sepse propozoi një nismë ligjore. Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi të padrejtë, në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë