E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Reagon Ministria e Shëndetësisë për tenderin e ambulancave

Pas shqetësimit te koncesionarëve ne lidhje me mënyrën se si vepron Ministria e Shëndetësisë për tenderin e pritshëm te blerjes se 35 ambulancave, ka ardhur reagimi i këtij institucioni.

 

Por përmes njoftimit për shtyp ministria i shmanget serish  transparencës ne lidhje me kriteret e vendosura për autoambulancat e reja, duke thënë se nuk janë shpallur procedurat. Ne fakt, dikasteri i shëndetësisë u ka dërguar dy ftesa koncesionareve te interesuar, me kritere teknike qe sipas operatoreve ne treg, i plotëson vetëm një kompani. Kjo sipas tyre ngre dyshime te forta se fituesi i tenderit qe do te shpallet, do te jete i paracaktuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë