E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Reagon Milani pas lajmeve rreth largimit të Donnarummas

Gjiganti italian Milan ka reaguar ndaj lajmeve se portieri, Gianluigi Donnarumma, do të largohet nga skuadra në afatin kalimtar të janarit, duke thënë se tani nuk është koha për tregun e transferimeve të lojtarëve, por për t’u fokusuar në fushën e lojës.

Portieri i talentuar është lidhur përsëri me një largim nga klubi, me mediat italiane që kanë raportuar se agjenti i tij, Mino Raiola, është i palumtur me kontratën e nënshkruar verën që lamë pas.

 

Për këtë “Kuq e zinjtë” janë përgjigjur në ueb-sajtin e tyre zyrtar.

Reklamë

“Gigio është aset i klubit tonë, si në sport  dhe financiarisht”, ka thënë Milan.

 

“E gjithë kjo nënvizohet nga një kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2021, dhe e forcuar nga një dialog gjithmonë i hapur dhe pozitiv mes lojtarit dhe trajnerit [Gennaro Gattuso]”, ka shtuar skuadra italiane.

//Ekspres

Vazhdo të lexosh

Reklamë