Duke shpërndarë një intervistë të kryeministrit Edi Rama të dhënë vite më parë, ku lavdëron Ilir Metën, presidenti e falenderoi atë për fjalët e mira. Sipas Metës, të njëjtat fjalë të mira Rama ja thotë edhe sot. Më tej, në reagimin e tij pas deklaratave të Ramës, kryetari i shtetit tha se ka ardhur koha për një frymë të re.

 

“Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti! Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin! Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani! Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët”, tha ai në “Facebook”. 

 

Pas kësaj, reagoi shefi i qeverisë. Ai tha se nuk trembet nga ajo se çfarë mund të mendojnë qytetarët kur dëgjojnë intervistën, por i kërkoi Metës t’u tregojë shqiptarëve çfarë borxhi i kanë.

 

“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”, u shpreh Edi Rama në “Twitter”. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *