Subscribe

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe e quajti shou kërkesën e Operacionit “Forca e Ligjit” për deklarim pasurie brenda 48 orësh. Në një prononcim mediatik, Meçe deklaroi se Shullazi nuk gëzon asnjë pasuri të paligjshme. Sipas tij, e gjitha kjo po bëhet për zhurmë mediatike.

 

“Sipas meje është një shou, sikundër ka rezultuar edhe në ndonjë rast të mëparshëm….Në dijeninë time, pasuria e klientit tim e ka kaluar sitën e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme, produkt i ndonjë vepre penale apo të pajustifikuar nga burime të ligjshme. Klienti im nuk zotëron pasuri të paligjshme, madje nuk zotëron pasuri veç banesës së tij dhe një sipërfaqe në një objekt, që është legjenduar si e marrë me dhunë, por që gjithsesi është objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar. OFL- ja përpara se të kërkonte prej tij deklarimin e pasurisë, do ishte mirë të kishte kryer qoftë dhe një verifikim dhe të mos ushqente më zhurmë të panevojshme opinionin publik.”

 

Reagimi i avokatit erdhi pas kërkesës së OFL për Shullazin dhe Gjergj Cukalin që të deklarojnë pasurinë e tyre në kuadër të aksionit “Anti-KÇK”. Deklaratat e tyre të pasurisë do t’i dorëzohen më pas SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *